Britania: Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse turistike për 2015-ën
Për vitin 2015, Shqipëria renditet si një ndër pesë destinacionet më të mira turistike. Portali prestigjoz britanik i udhëtimeve dhe modës, "Stylist.co.uk", e ka renditur vendin tonë te tretin nder pesë destinacionet më të mira, si mundësi për të kaluar pushimet verore.
Vendi ynë renditet i treti pas Marsejës së Francës dhe Portos të Portugalisë. "Nga bukuria, jashtë radarit e rivierës shqiptare tek qytet-porti i lulëzuar i Marsejës, tani i arritshëm nga Eurostar", shkruan portali britanik.
Sipas artikullit në fjalë, vendi ynë është shpallur si "sekreti i fundit i Evropës", ku turistët nga Italia dhe Ballkani vizitojnë shtrirjen e lavdishme prej 120 km të bregdetit në jugperëndim të vendit, prej vitesh.
Theksi vihet edhe tek ushqimi. "Ushqimi është një përvojë e lirë dhe e kënaqshme. Një vakt i përzemërt në restorant do t'ju kushtojë me ekuivalentin e rreth 9 stërlina", thuhet më tej në artikull.