Arkitektura ne Kosove.
Artitektura si pjesë e artikullimit të traditës dhe ideve në Kosovë shprehet nëpërmjet ndërimit të objekteve të ndryshme si ato të veçanta shpirtërore por edhe të objekteve tjera, duke filluar nga objektet e vendbanimit të njohura si kullat, ato mikëpritëse hanet e deri tek objekte shtetrore, e vetë format urbane të qyteteve të mesjetës kalatë.
Fragmente pas sulmit
Kulla e Demukajve
Kullat si objekte banimi janë ndër godinat më të arritura tradicionale në bazë të cilave më tutje janë projektuar dhe ndërtuar edhe sahat kullat e, forma tjera që projektoheshin dhe hynin në shërbim për qëllime tjera e që kur ato sistemoheshin dhe krijohej një rrjetë infrastrukture në mes tyre krijonin Kala. Ndër më të arriturat është e njohur Kalaja e Prizrenit.
Kullat si objekte ndihëmse, së pari vrojtimi e sinjalizimi, e më vonë edhe si objekte tubimi të banorëve të rrethinës e deri tek objektet fetare të ditëve tona, në Kosovë nuk janë të rralla. Thuhet që kullat si objekte fetare, d.m.th me kulme sipas simboleve fetare, janë ndër më të vjetrat në Ballkan. Një numër i madhë i tyre sot (2011), janë nën përkujdesen e Kishes Orthodokse Serb, një pjesë tjetër ju ka mbetur riteve tjera fetare.
Kullat si objekte fetare
Manastiri i Graçanicës
Ndër kullat më të larta dhe njëherit më të njohura, të ndërtuara sipas karakteristikave tradicionale por duke përdorur materiale të kohës së re, beton dhe xham, është kulla e "Rilindjes". Një kull e rrethuar nga një kompleks godinash të kohës së re.
Tradita në komunizen '70/'80
Pallati RILINDJA
Kishat dhe Xhamiat, si kulla guri të stolisura me kulme sipas riteve fetare janë të përhapura anë e mbanë Kosovës. Përderisa numri i kishave të tilla është mbajtur po thuaj se konstant për më se një shekull, kjo nuk mund të thuhet për numrin e xhamive. Zhvillimet historike kanë bërë të veten dhe sot dominon ndërtimi i xhamive me materiale të reja të kohës.
Hanet, një lloj objekti vend strehues të udhëtarëve i ngjajshëm për nga funksioni me motelet dhe hotelet e kohës sonë. Përhapja e tyre, kryeshisht ishte nëpër qendrat urbane dhe në mes tyre. Një numër i tyre, në rrafshin e Dukagjinit janë mirëmbajtur të plota apo fragmete të tyre që janë adoptuar dhe kryesisht zhvillojnë veprimtari gastronomie.
Modernja në komunizem '70/'80
Godina e Qeverise
Hamamet, një lloj objekti që shërbente si banjo publike e kohës së perandoris osmane, po ashtu në Kosovë kanë qenë të përhapura nëpër qendra urbane të asaj kohe. Hameme të tëra, apo fragmente të tyre edhe sot janë në funksion gjegjësisht mirëmbahen. Deri më tashti në këtë enciklopedi janë bërë përshkrime të disa prej tyre. Ndër to dallohet Hamami i Haxhi Beut në Pejë.
Kështjella si formë më e hershme e urbanizimit që për shkaqe të ndryshme të historis kanë mbetur pa u plotësuar me objektet përkatëse përreth, duket të ketë në Kosovë, mirpo gjurmimet arkeologjike ende janë në fazën e fëmijërisë. Si rezulltat i kësaj faze është bërë publik edhe gjetja e një Kështjelle të kohës romake, Kështjella e Harilaqit, 25 kilometra në perendim të Prishtinës.
Kalatë përpos Kalasë së Prizrenit, fragmentet e së cilës japin kjartë edhe për vëzhguesin e rastit muret e Kalas, janë gjetur edhe copa fragmentesh të Kalasë së Pogragjës dhe të Kalasë Ogurzezë apo të njohur edhe nën emërtimin Kalaja e Mitrovicës.
Objekte tjera interesante në brendin e tyre, por që nuk bien në sy për kalimtarin e rastit, janë dhe Tyrbet, një lloj godine mbi varrin e personave kryesisht shpirtërorë, por që ka edhe të till që nuk kanë të bëjnë me anën fetare të shoqërisë.
Shtëpi dhe objekte tjera karekteristike të kohës së vonshme të perandoris osmane, gjenden të ruajtura plotësisht apo fragmente të tilla, kryesish në shtatë qendrat urbane. Këto objekte për karakterizohen nga materiali i ndërtimit. Tek këto vërehet përdorimi i qepiqëve si mjetë ndërtimi.
Objekte të stillit të kohës austro-hungareze janë të pakta dhe kryesisht nëpër qendra si Prishtina, Mitrovica dhe Peja. Ndër to dallohet godina pranë godinës së Teatrit Kombëtar në Prishtinë dhe hoteli Metohia në Pejë.
Ob