Albania presents its tourism in China.
Our country is participating for the first time in the International Tourism Fair 2015 COTTM, which is held from 14-16 April in Beijing. Under the organization of the National Tourism Agency (NTA), Albanian stand is well represented with other four private tour operators and travel agency (Key Tours Albania, Albtours D, Intours Albania and ATHS). On the first day of this fair which counts a participation of more than 4000 professional visitors and tour operator not only from Beijing, have been made numerous business meetings and it has been possible to introduce the tourist package that Albania offers to the market which it is growing rapidly year after year. In 2014 there were 107 million Chinese tourists who chose to visit different countries throughout the world, with an increase of approximately 20%, which shows the market potential and real opportunities for attracting tourists from this country. NTA is using this opportunity to contact with Chinese media in order to offer our tourist information available for Chinese tourists, even in their own language. Meanwhile we are working in cooperation with our Embassy in Beijing to organize a familiarization trip to Albania with approximately 15 Chinese media reporters in May or June. Interesting is the fact that our stand on this fair is visited by many Albanians that live and study in Beijing.
Shqipëria prezanton turizmin në Kinë.
Vendi ynë merr pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar të turizmit COTTM 2015 që organizohet nga data 14-16 Prill në Pekin. Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), stenda shqiptare përfaqësohet edhe me 4 tur operator dhe agjenci turistike private ( Key Tours Albania, Albtours D, Intours Albania dhe ATHS). Vetëm në ditën e parë të këtij panairi ku marrin pjesë më shumë se 4000 vizitorë profesionale dhe tour operator jo vetëm nga Pekini, janë zhvilluar takime të shumta biznesi dhe është bërë e mundur prezantimi i paketës turistike që ofron Shqipëria për një treg i cili nga viti në vit po rritet me ritme të shpejta. Në vitin 2014 ishin 107 milion turistë kinez të cilët zgjodhën të vizitojnë vende të ndryshme anembanë botës, me një rritje prej afërsisht 20%, çka tregon potencialine këtij tregu dhe me mundësi reale për thithjen e turistëve nga ky vend. AKT-ja po përfiton nga rasti të zhvillojë kontakte me median kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kinez edhe në gjuhën e tyre. Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me ambasadën tonë në Pekin që të organizohet një udhëtim familjarizues në Shqipëri me afersisht 15 gazetarë të mediave kineze në muajin maj ose qershor. Interesant është fakti që stenda jonë në këtë panair po vizitohet edhe nga shqiptarë të shumtë që jetojnë dhe studiojnë në Pekin.