Turizmi në Kosovë
Me turizëm nënkuptojmë lëvizjen e njerëzëve me qëllim rekreacioni , argëtimi, shërimi dhe zgjerimi të njohurive kulturore. Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka , ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga populsia e vet për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet.
Deri në vitet e shtëdhjeta në mungesë të rrugëve të mira , në Kosovë kishte pak lëvizje turistike edhe pse Kosova ka pozitë të mirë gjeografike. Pas viteve të shtatëdhjeta me ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor automobilistik dhe përmirsimin e gjendjes ekonomike , fillojnë lëvizjet turistike te shtohen.
Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e grupore me qëllim pushimi e rekreacioni bëhen sidomos gjatë verës për t'u freskuar pran baseneve, lumenjëve, liqeneve, ose gjatë stinës së dimrit në qendrat e skijimit (Brezovicë e Rugovë) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.
Përmbajtja
1 Turizmi malor në Kosovë
2 Turizmi shëndetësor në Kosovë
3 Objekte natyrore në Kosovë
4 Objekte kulturore-historike në Kosovë
Turizmi malor në Kosovë
Shih edhe Shtigjet skitare në Kosovë
Kosova si teresi ndahet ne 5 rajone turistike, 1.Rajoni Turistik i Prishtines , 2. Rajoni turistik i Malit Sharr, 3. Rajoni Turistik i Anamoraves . 4.Rajoni Turistik i Alpeve Shqiptare dhe Rajoni turistik Qendrore i Kosoves ku njekohesisht hyne ne Rajonin turistik te Prishtines.
Turizmi shëndetësor në Kosovë
Kosova ka banjo rehabilituese dhe ka resurse natyrore te cilat jane deshmu te sherueshme sa i perket Airit dhe Ujnave qe ka sidomos ne Alpetshqiptare(gjegjsisht ne bjeshket e Deqanit). Efektiviteti i tyre eshte i shumeanshem, marre parasysh shumellojshmerin e bimeve dhe airit te paster qe e ofron lartesia e Alpeve me lartesi mbidetare prej 2656 metra-Maja e Gjeravices-Deqan.Prandaj me nje investim ne infrastrukture kjo do te jete e perjetueshme dhe do te sjelle sherim te 100% te atyre personave qe vuajn nga semundjet e frymemarrjes dhe shum semundjeve te tjera te cilat drejt perdrejte kan ndikim ne mushkerit e njeriut.
Objekte natyrore në Kosovë
Shpella e Gadimes,Bifurkacioni ne fshatin Nerodime(Ferizaj),Ujevara e Mirushes, Burimi i Drinit të Bardhë.
Objekte kulturore-historike në Kosovë
Shtepia e Lidhjes së Prizerenit që përbehet nga shtëpiza me dhomen muzeale si dhe një hapsirë gjysemharkore me të dhëna sa hitorike aq edhe etnografike dhe vlera artistike.